Libri më i shtrenjtë në botë

28/11/2013 00:00

Libri i parë i shkruar dhe i shtypur në territorin që më pas do të bëhej
Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shitur në ankand.

Ankandi u organizua nga kompania e njohur “Sotheby’s”, në Nju Jork, dhe objekti u shit me një vlerë prej 14.2 milionë dollarë.

Edicioni i rrallë i “Bay Psalm Book”, i shtypur në vitin 1640 në koloninë e Masaçusetsit, është bërë libri më i shtrenjtë në botë.

Top Channel