Është përuruar në Kinë aeroporti i Shenzhenit, një kompleks i projektuar
nga kompania “Fuksas”, që i ka dhënë formën e një shigjete.

Aeroporti është projektuar për të përballuar trafikun e 45 milionë pasagjerëve në vit dhe ndërtimi është realizuar në vetëm 3 vjet dhe ka kushtuar pak më shumë se 1 miliard euro, ose 8.5 miliardë jen.

Terminali ka 200 sportele për të bërë check-in dhe 62 hyrje për imbarkim. Qyteti i Shenzhenit ndodhet në jug të Kinës, përpara Hong Kongut e që tani do të kthehet në një pikë nevralgjike.

Top Channel