Mbingarkuan vajzën me sport, prindërit paditen për tentativë vrasje

27/11/2013 16:30

Prindërit e një vajze 10-vjeçare u akuzuan për tentativë vrasje, pasi mbingarkuan në mënyrë të rrezikshme të bijën me aktivitete sportive.

Prokurorët në Afrikën e Jugut pretendojnë se e mitura detyrohej që të notonte parreshtur në një rezervuar në Bloemfontein, edhe atëherë kur dilte e sfilitur nga uji dhe kërkonte pushim.

Përveç dhunës psikologjike, sipas të përditshmes “Sowetan”, 10-vjeçarja vuante edhe rrahje, atëherë kur refuzonte që të hynte përsëri në ujë për shkak të lodhjes.

Sipas prindërve, ata dëshironin që të çonin vajzën përtej limiteve të saj, me dëshirën për t’i imponuar një vullnet të fortë për të ardhmen dhe me shpresën që të mund të bëhej një sportiste e suksesshme.

Megjithatë, kjo sjellje tejet e rrezikshme për shëndetin e të miturës mund t’u kushtojë atyre nga 10 vjet heqje lirie secilit.

Ndërkohë, ndërsa prindërit presin të përballen me gjyqin, vajza e keqtrajtuar është dërguar në një jetimore, ku do të rritet nën kujdesin e shtetit.

Top Channel