Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar “45 vjet më parë, në moshën më të përshtatshme për të treguar forcën dhe karakterin e vajzave të asaj kohe, vendosa të sfidoj veten dhe të hidhesha me parashutë nga 1000 metra.”
Flora Toto Shqevi është e para parashutiste femër në Shqipëri. Dhe jo vetëm. Ajo është një nga 5 femrat që për herë të parë u futën në Insitutin e Lartë të Kulturës Fizike e më pas pedagogia e parë femër në këtë Institut, gjithashtu dhe trajnerja e parë femër në gjimnastikë.
Rrugë të pashkelura më parë nga femrat që përveç përkushtimit të madh i dhanë edhe kënaqësi të pashlyeshme në jetën e saj.
“Unë kisha ëndërr të bëhesha pilote, por meqë kjo gjë ishte e pamundur, të paktën arrita të fluturoja”, thotë Flora.
Në karrierën e saj të gjatë, sportistja e njohur, kampione kombëtare në gjimnastikën artistike dhe akrobacinë sportive për shumë vite me radhë, ka arritur të marrë shumë tituj, urdhra e medalje, por eksperienca e parashutës mbetet një ndër më të dashurat e saj edhe pse për të mori vetëm një fletë lavdërimi.
“Parashuta më shoqëroi gjithë jetën. Edhe vjehrra krenohej duke thënë se nusja ime u hodh për herë të parë me parashutë.”
Top Channel