Mendoni se vaktet jashtë orarit ndikojnë tek linjat tuaja? Gaboheni. Gjithçka varet nga tipi i ushqimit që konsumoni.

Studime të ndryshme janë kryer me objektiv identifikimin e ushqimit ideal, në gjendje të arrijë një rezultat të dyfishtë:

Përmirësimi i cilësisë së dietës, që do të thotë rritja e sasisë së substancave ushqyese dhe mbrojtëse; dhe mbajtja e treguesit të peshores majtas.

Arrorët – Në një nga këto studime, i sapopublikuar në European Journal of Clinical Nutrition, është verifikuar se shtimi i dietës së zakonshme për 4 javë me 40 gramë arrorë (arra, bajame e lajthi) në ditë redukton rrezikun e urisë në vaktin e ardhshëm, sidomos kur arrorët haen jashtë orarit. Me pak fjalë, shtimi i arrorëve kompensohet me një rënie të kalorive të marra më vonë dhe faktikisht, kaloritë e marra nga pjesëmarrësit në këtë studim nuk sillnin rritje peshe.

Kumbullat e thata – Në një studim tjetër, të publikuar nga Journal of the American Dietetic Association, u është propozuar rreth 30 grave që të hanë jashtë orarit për dy javë kumbulla të thata dhe për dy javë të tjera biskota të lehta, me përmbajtje të lehtë kalorish. Në të dyja rastet nuk janë vënë re ndryshime të peshës. Megjithatë, krahasuar me biskotat, kumbullat përmirësonin cilësinë e dietës dhe funksionimin e tretjes.

Frutat e freskëta – Por cila është zgjedhja më e mirë? Sipas studiuesve, zgjedhja duhet të variojë gjatë javës për të plotësuar nevojat e trupit me të gjitha lëndët. Prandaj është i nevojshëm konsumimi i frutave të freskëta, i cili duhet të alternohet me frutat e thata dhe arrat, bajamet, lajthitë, për të mos harruar kosin.

Top Channel