Zbulohet dinosauri grabitqar, mishngrënës

23/11/2013 04:20

Një dinosaur gjigant, kërcënues, mishngrënës që, nëse do të kishim jetuar rreth 100 milionë vjet më parë, ndoshta nuk do të shqetësoheshim për drekën apo darkën, pasi mund të kishim shërbyer vetë si një vakt i tillë…

Shkencëtarë nga Muzeu i Tokës në Chicago, Muzeu i Shkencave të Natyrës dhe Universiteti Shtetëror në Karolinën e Veriut, njoftuan të premten se kishin zbuluar “Siats meererorum”, dinozaurin mbi 9 metra të gjatë dhe me peshë 4 ton, në lindje të Utah-ut.

Duke parë përmasat dhe karakteristikat e tjera të tij, kërkuesit besojnë se kjo krijesë ishte sundimtarja e ekosistemit në mesin e epokës Kretake, një periudhë e njohur më pas si “epoka e dinosaurëve”.

Nuk dihet nëse “Siats meekerorum” ka ekzistuar së bashku me Tiranosaurët reks, fosilet e të cilëve u gjetën në të njëjtin vend të Formacionit Malor Cedar në Utah, gjë që mund të tregojë se ata ndanin tokën me tiranosaurët.

Por, e thënë relativisht, këto lloj tiranosaurë kanë qenë shumë më të vegjël, e më pak se 7 ton, dhe, e përcaktuar definitivisht, të fundit në zinxhirin ushqimor të grabitqarëve.

“Të paktën 98 milionë vjet më parë, ne dimë se tiranosaurët ishin të vegjël dhe dikush tjetër ka qenë sunduesi i tyre në këto troje”, tha Peter Makovicky, kurator i dinosaurëve në Muzeumin e Tokës.

“Siats meekerorum është një tip dinosauri shumë i madh”, shtoi ai. “Ende nuk kemi prova, ashtu sikurse dhe ekipet e tjera që kanë punuar në këtë zonë para nesh, për gjallesa më të mëdha”.

Top Channel