Ngadalësohet ekonomia japoneze

14/11/2013 15:50

Rritja ekonomike në Japoni, vendi me ekonominë e tretë më të madhe të botës, u ngadalësua me 0,5% në periudhën Korrik-Shtator.

Rritja e tremujorit të mëparshëm kishte qenë prej 0,9%.

Ngadalësimi përbën një të dhënë zhgënjyese për Tokion zyrtare, që ka ndërmarrë masa radikale për të stimuluar rritjen pas disa vitesh stanjacioni.

Kryeministri Shinzo Abe fitoi zgjedhjet e 2012-s me premtimin e vendosjes së ekonomisë në krye të të gjithë përparësive të tjera.

Një rritje më e fuqishme ekonomike ishte parashikuar në fillim të vitit, por ajo është dëmtuar edhe nga një fuqi blerëse më e dobët brenda vendit.

Pavarësisht këtyre të dhënave, Tomohiko Taniguchi, këshilltari i kabinetit japonez u shpreh i inkurajuar, duke theksuar se ekonomia është rikthyer në rrugën e duhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA