Evazioni, Messi i propozon autoriteteve marrëveshje

06/07/2013 13:40

Mbrojtja e futbollistit Leo Messi dhe e babait të tij, Jorge Messi, u takua ditën e premte për herë të parë me autoritetet spanjolle, me synimin e arritjes së një marrëveshje për evazionin fiskal të kryer prej futbollistit.

Avokatët e argjentinasit, që sipas të dhënave ka paguar katër milionë euro më pak taksa nga sa i takonin midis viteve 2006-2009, pretendojnë se evazioni vjen si rrjedhojë e një gabimi të thjeshtë njerëzor.

Ata do t’i propozojnë autoriteteve një marrëveshje, në bazë të së cilës shprehen të gatshëm të paguajnë midis 5-9 milionë euro, në mënyrë që kjo çështje të arkivohet.

Messi nuk është argjentinasi i parë që bëhet protagonist i një skandali fiskal në vendin ku luan, pasi vetë Diego Armando Maradona nuk mund të shkelë në Itali aktualisht, për shkak të një shume të madhe që duhet t’i paguaje autoriteteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA