Me mbarimin e zgjedhjeve dhe fushatës elektorale, strukturat shtetërore kthejnë vëmendjen në mbrojtjen e territorit të Tiranës.

Kreu i Policisë Bashkiake dhe ai i Inspektoriatit të Ndërtimit kanë shembur të enjten, një shtese kati në një objekt afer Drejtorisë së Policisë, duke bërë thirrje që qytetarët të mos vazhdojnë më tej.

“Në të gjitha konstatimet që janë bërë muajin e fundit, për çdo ndërtim të kundraligjshëm, pra për çdo ndërtim pa leje, Policia Bashkiake dhe Inspektoriati Ndërtimor do të godasin pa hezitim cilindo person që ka marrë përsipër të ndërtojë pa leje në territorin e Bashkisë së Tiranës. U bëj apel të gjithë atyre qytetarëve që kanë ndërmend të ndërmarrin iniciativa të tilla që të mos nisin asnjë punë, sepse çdo rast do të konstatohet dhe do të goditet në bashkëpunim me Inspektoriatin Ndërtimor”, tha Vullnet Topalli, drejtor i Policisë Bashkiake.

Kreu i Inspektoriatit të Ndërtimit në Bashki, Florenc Hoxha u kerkon qyetareve te mos vazhdojne me shpenzime qe do te shkojne dem, pasi asnje objekt qe mund dhe te kete perfunduar tashme do t’i nenshtrohet shkaterrimit.

“I bëjmë thirrje qytetarëve që të mos shpenzojnë para për të ndërtuar pa leje, pasi çdo objekt i kundraligjshëm do të prishet dhe do të zbatojmë ligjin në të gjitha objektet. Kemi bërë një plan të organizuar që ky territor të mbahet nën vëzhgim 24 orë në 24, për të parandaluar çdo ndërtim të paligjshëm”, tha Hoxha.

Gjate fushatës elektorale Tirana ishte shnderruar ne kantier ndertimi, ku qytetaret nxituan te bejne shtesa katesh lokalesh, pa patur leje ndertimore. Askush prej tyre nuk u pengua, nderkohe qe tashme kur dhe procesi zgjedhor mori rezultatin fadromat do te hedhin ne toke çdo ndertim.

Top Channel