Si pjesë e filozofisë budiste të një harmonie të plotë të qënieve të gjalla me natyrën, një vend të rëndësishëm zë meditimi, toleranca dhe dashuria për speciet e tjera.

Megjithatë, në një manastir budist në Kanchanaburi, Tajlandë, kjo dashuri ka kaluar çdo kufi, ndërsa murgjit mbushin kohën e tyre duke rritur, e duke u përkujdesur për tigrat.

Mbi 100 tigra jetojnë brenda mureve të manastirit, në harmoni të plotë me murgjit, që përkujdesen njëkohësisht që gjitarët të jenë gjatë të gjithë kohës të ushqyer dhe të gëzuar.

Këto janë vetëm disa prej imazheve të pashlyeshme, që një fotograf britanik arriti të merrte ndërsa vizitoi këtë manastir.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA