Tre kilometra i gjatë, 500 metra i gjerë dhe 100 metra i lartë, një masiv rëre po përpin gjithmonë e më shumë territore të gjelbëruara në Francën Perëndimore.
Si rrjedhojë e një fenomeni natyror, duna e Pilës, në afërsi të Bordosë, është shndërruar në më të madhen në Europë dhe po zmadhohet gjithmonë e më shumë, duke u kërcënuar disa lokalitete bregdetare e shkatërruar një numër banesash.
Duna e rërës është formuar ndër shekuj, si rrjedhojë e erave të Atlantikut, që fryjnë në bregdet grimca rëre.
Në këtë zonë, fenomeni ka qenë më i përparuar se në bregdetin tjetër të Atlantikut, si rrjedhojë e përplasjes së disa rrymave detare, që favorizojnë erëra të forta në këtë pikë.
Megjithatë, avancimi i dunave të rërës ka marrë një përpjestim tjetër në vitet e fundit, duke përshpejtuar me disa herë formimin e sipërfaqes shkretinore, në një prej zonave më panoramike të Francës Perëndimore.
Top Channel