Alves: i shqetësuar për Ibrahimoviç

28/03/2013 20:30

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alves, në prag të çerekfinales së Champions League me Paris SG, pranoi se Ibrahimoviç do të jetë një kërcënim serioz për katalanasit në këtë përballje.

Sulmuesi suedez nuk duhet të luante në ndeshjen e parë si rrjedhojë e një pezullimi, por UEFA vendosi t’i ulte dënimin, duke e lejuar që të jetë pjesë e dy ndeshjeve me eliminim direkt dhe jo vetëm në atë të kthimit, që do të zhvillohet në “Camp Nou”.

“Ibrahimoviç përbën një shqetësim serioz, pasi është një futbollist i madh. Gjithashtu, një atlet i jashtëzakonshëm. Kam pasur nderin që të luaj përkrah tij dhe jemi ndeshur edhe disa herë në të shkuarën. Gjithmonë ka qenë shumë e vështirë dhe edhe këtë herë nuk do të jetë ndryshe”, deklaroi Alves, në një intervistë për “Marca”.

“Duhet të punojmë shumë që ai të mos shënojë. E dimë që mund të realizojë në çdo moment, prandaj duhet t’i japim sa më pak hapësirë dhe të përpiqemi ta mbajmë sa më larg portës sonë. Megjithatë, është e qartë që Paris SG është një ekip i rrezikshëm si i tërë, prandaj duhet t’i japim rëndësinë e nevojshme çdo futbollisti”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA