Një progres i dukshëm në përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe reformat janë dy nga kriteret më të rëndësishme për Bashkimin Evropian kur bëhet fjalë për dhënien e datës së fillimit të bisedimeve për integrimin e Serbisë.

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Stefan Fyle ka theksuar gjatë vizitës së tij në Beograd, ku është takuar me presidentin Tomisllav Nikoliç, se së bashku me shefen e BE-së për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme, Catherine Ashton, mbështesin Serbinë në aspiratat e saj dhe i urojnë suksese në përpjekjet për integrimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti serb Nikoliç është shprehur i kënaqur me takimin duke e vlerësuar atë si konstruktiv. Por nga ana tjetër ai ka thënë se Serbia nuk mund të bëjë më shumë se sa rezoluta serbe të cilën shteti e ka ndjekur deri tani.

Kjo është vizita e dytë e një zyrtari të lartë të BE-së, pas asaj së Ashton javën e kaluar në Serbi, në kohën kur nuk është e qartë nëse do të ketë marrëveshje për strukturat paralele serbe në veri të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA