Nis me surpriza ky sezon i ri i “Formulës 1”, me ish-kampionin e botës, Kimi Raikonen, që fitoi garën e parë të sezonit, Çmimin e Madh të Australisë.
Finlandezi, i nisur nga vendi i shtatë, përdori një strategji fituese me dy ndalesa, e cila rezultoi vendimtare në fitoren e tij, përballë rivalëve që qëndruan për të ndërruar tre herë gomat.
Ashtu siç pritej, i ashpër edhe dueli midis Ferrarit dhe Red Bullin, që spostuan duelin e tyre për vendet në podium.
Fitues në këtë duel doli Alonso, i renditur i dyti, ndërsa kampioni i botës në fuqi, Sebastian Vettel, mbylli garën i treti.
Paraqitje e mirë edhe për Massën, në vendin e katërt dhe Hamilton, që në garën e tij të parë me Mercedes përfundon i pesti.
Ndërkohë, tepër zhgënjyese situata tek McLaren, shumë larg kreut dhe me Button, si makinën të pozicionuar më mirë, në vendin e nëntë.
Gara si dhe provat zyrtare, të zhvilluara dy herë pas ndërprerjes nga shiu, u transmetuan drejtëpërsëdrejti në ekranin e “Top-Channel”.
Renditja e vendeve që fitojnë pikë ne Australi
1. Raikkonen Lotus
2. Alonso Ferrari +0m12’451”
3. Vettel Red Bull +0m22’346”
4. Massa Ferrari +0m33’577”
5. Hamilton Mercedes +0m45’561”
6. Webber Red Bull +0m46’803”
7. Sutil Force India +1m05’068”
8. Di Resta Force India +1m08’449”
9. Button McLaren +1m21’630”
10. Grosjean Lotus +1m22’759”
Klasifikimi për konstruktorë
1. Ferrari 30 pikë
2. Lotus 26
3. Red Bull 23
4. Mercedes 10
5. Force India 10
6. McLaren 2
Top Channel