Chavez përcillet në banesën e fundit

15/03/2013 21:35

Mijëra venezuelianë kanë zbritur në rrugët e Karakasit për të shoqëruar trupin e presidentit të ndjerë Hugo Chavez për në banesën e fundit. Arkivoli do të mbahet në një muze në zonën ku ai drejtoi grushtin e dështuar ushtarak në vitin 1992.

Ditën e mërkurë, presidenti në detyrë Nicolas Maduro deklaroi se kishte pak gjasa që trupi i tij të balsamosej, sikurse sugjeroi më herët qeveria vendase. Chavez vdiq nga kanceri javën e kaluar.

Më herët, autoritetet politike dhe ushtarake të Venezuelës u bashkuan me familjarët e presidentit për një ceremoni në akademinë ushtarake, ku trupi i tij ka qëndruar për 10 ditë.

“Ju na braktisët papritur dhe keni lënë një boshllëk të madh në Venezuelë”, tha mësuesi i Chavez në akademinë ushtarake, gjeneral-major Jacinto Perez Arcay.

Dhjetëra mijëra venezuelianë kanë bërë homazhet e tyre për liderin, duke ndjekur arkivolin ku shtrihet trupi i tij të veshur me xhaketa ngjyrë ulliri dhe kapele të kuqe, siç mbante edhe vetë i ndjeri.

“Unë erdha këtu sepse ai është presidenti ynë. Ai ka bërë kaq shumë për ne”, ka thënë një qytetar për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Pak pasi vdekja e Chavez u njoftua më 5 mars, qeveria shpalli shtatë ditë zije kombëtare, që më pas u zgjatën në 10 ditë.

Korrespondenti i BBC, Abraham Zamorano thotë se nuk është e qartë se çfarë do të bëhet me trupin e presidentit në një plan afatgjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA