Iron Maiden prodhojnë edhe birrë

13/03/2013 12:15

Iron Maiden, banda legjendare e “heavy metal”, ka nxjerrë në treg birrën me emrin e një prej këngëve më të njohura të saj: Trooper.

Fillimisht kjo birrë do të dalë në shitje në Cheshire të Anglisë, aty dhe ku është prodhuar.

Këngëtari Bruce Dickinson theksoi për ‘The Sun’ se grupi ka si qëllim që ta përhapë këtë birrë në të gjithë botën.

“Iron Maiden është në thelb diçka britanike dhe për këtë arsye vendosëm që të kishim edhe birrën tonë”, deklaroi vokalisti 54-vjeçar.

Kjo inisiativë nuk është e para tek grupet e “rock”-ut. AC/DC kanë një markë vere, ndërsa grupi Motorhead ka një vodke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA