Kukësi e nis me fitore vitin 2013 dhe këtë e ka bërë duke mundur 2-0 Shkumbinin, në Peqin, ndeshje e vlefshme kjo për Kupën e Shqipërisë.
Goli i Hoxhës, në pjesën e parë, dhe ai i Popoviç, në pjesën e dytë, treguan superioritetin e skuadrës verilindore, e cila përveçse në Superiore, po bën një paraqitje mjaft të mirë edhe në Kupën e Shqipërisë, aktiviteti i dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar.
Sfida e së hënës mes Skënderbeut dhe Kastriotit do të vendosë dhe skuadrat, që do të kualifikohen për në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni.
Nëse Kastrioti nuk merr asnjë pikë ndaj Skënderbeut, atëherë skuadra kuksiane dhe ajo korçare kualifikohen matematikisht, pasi ndodhen në vendet e para të grupit A dhe 6 pikë larg vendit të 3.
Top Channel