FRD: Lirak Bejko, viktimë e dy regjimeve

04/11/2012 13:50

Fryma e Re Demokratike e ka cilësuar Lirak Bejkon si “viktimë politike të dy regjimeve” në një deklaratë për mediat.

Ish i dënuari politik, Lirak Bejko, humbi jetën të premten në mesditë në një spital në Bari të Italisë, pasi kishte djegie në më shumë se 50% të trupit. Në datën 10 tetor, 47-vjeçari Lirak Bejko u vetëdogj në shenjë proteste ndaj indiferentizmit të qeverisë ndaj çështjes së të përndjekurve politikë dhe u dërgua në një spital në Bari të Italisë.

“Vdekja e Lirak Bejkos është një njollë turpi për mjekun e vetëpunësuar si kryeministër i vendit. Kryeministri Berisha ka bërë betimin e hipokritit dhe jo të Hipokratit”, theksoi Gumeni në emër të FRD-së.

Ambasada amerikane, ngushëllime familjarëve të Bejkos

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të ish të përndjekurit Lirak Bejko, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në një spital në Bari të Italisë.

Përmes një deklarate, ambasada thekson se “dëshiron t’i shprehë pikëllimin e thellë dhe keqardhjen familjes dhe miqve të Lirak Bejkos, i cili ndërroi jetë më 2 nëntor. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju në këtë kohë hidhërimi”.

Trupi i të ndjerit pritet të mbërrijë në Shqipëri ditën e martë, ndërsa ish-kolegët e tij të grevës së urisë po përgatitin detajet e ceremonisë së lamtumirës, ndërsa këto ditë nuk kanë munguar edhe deklaratat e opozitës dhe qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA