Përmbyllja e fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe ratifikimi i
marrëveshjes për mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të
Ligjit, janë dy çështjet kryesore që pritet të adresohen ditëve në
vijim nga Kuvendi i Kosovës.

Ndërsa po përgatitet që t’i marrë sipër kompetencat e Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Qeveria e Kosovës tashmë ka kontraktuar një marrëveshje me Bashkimin Evropian e cila është nënshkruar nga Presidentja Atifete Jahjaga dhe Përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton, për praninë, rolin dhe funksionimin e EULEX-it pas 10 shtatorit, kur përfundon mbikëqyrja ndërkombëtare.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, bën të ditur Europa e Lirë thotë se qeveria ka proceduar në Kuvend projektligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, e cila e percakton këtë mision si EULEX-Kosova në të ardhmen. Ai ka prezantuar tri qëllimet kryesore të kësaj marrëveshjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA