Përveç bregdetit dhe plazheve të pastra të Velipojës, Shkodra ofron dhe turizmin malor me bukuritë rralla të bjeshkeve.

Rruga per te mberritur eshte ne gjendje te mire dhe jane vetem 35 kilometra nga qyteti i Shkodres. 800 meter mbi nivelin e detit ndodhet zona turistike e Razmes, ku ne keto dite te nxehta temperatura maksimale eshte vetem 25 grade.

Pervec klimes se fresket dhe kurative, ajrit te pasur me oksigjen, kjo eshte nje zone me ka nje pasuri te madhe te flores dhe faunes, ku nder me kryesoret jane masivet me pisha. Klima, çmimet e ulëta dhe ushqimet tradicionale jane oferta me e mire e kesaj zone per turistet ditore. Perveç pushuesve nga rrethe te ndryshme te Shqiperise, kjo zone po frekuentohet dhe nga te huajt. Dy shtetas nga Polonia, moter e vella, pasi kane shetitur shume zona te Shqiperise kane vendosur per kaluar disa dite ne zones turistike te Razmes. Ata thone se do t’u tregojne miqve te tyre per keto vende dhe vitin tjeter do rikthehen serish. Razma perveç bukurise natyrore me klimen e saj ofron dhe nje sherbim kurativ.

Dreka tradicionale ne kete zone eshte mishi i qingjit ne ferlik qe ofrohen nga te gjitha lokalet e zones. Pjesa me e madhe e pushuesve zgjedhin te qendrojne nen hijen e pishave qe mbulojne gjithe zonen dhe qe krijojne nje ambient te fresket me ajer te paster dhe shume çlodhes. Me se shumti kete zone e vizitojne turiste ditore por ka edhe nga ata qe qendroje gjate sezonit veror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA