Fytyra e vërtetë e Koresë së Veriut

13/04/2012 10:40

Një kthesë e gabuar në një rrugë në Penian, kryeqyteti i Koresë së Veriut, i dha mundësinë një grupi gazetarësh të huaj që të shikonte fytyrën e vërtetë të vendit komunist.

Shumica e vizitorëve të huaj në Penian nuk e kanë kurrë mundësinë që të shikojnë varfërinë e skajshme, pallatet gjysmë të rrënuara apo rradhët e rënduara të trafikut.

Çdo turist apo delegacion në Korenë e Veriut përshkron një itenerar të përcaktuar qartë, i cili kalon nëpër rrugë dhe zona luksoze, që synojnë të fshehin realitetin e vërtetë me të cilët jetojnë 25 milionë banorët e vendit me ambicie bërthamore, por me një prej standarteve më të dobëta të nivelit të jetesës në botë.

Megjithatë, shoferi i papërvojë i autobuzit ngatërroi një rrugë në kryeqytetin koreanoverior, duke u futur në një prej lagjeve të vërteta, ku kapën disa imazhe të përcjella në gazetat perëndimore, përpara se mjeti të rikthehej shpejt në itenerarin e tij, në pallatin e kulturës, një ndërtesë e gjitha në mermer, ku Kim Jong Il realizoi shfaqjen e fundit publike përpara se të ndërronte jetë, në dhjetor 2011.

Në një përpjekje për të rikuperuar dëmin, shoqëruesi politik i delegacionit i tha gazetarëve të huaj: “Shpresoj që të gjithë ju të shkruani të vërtetën, të tregoni se sa i mungon koreanëve Kim Jong Il, lideri ynë i ndritshëm, i cili drejtoi kombin në rrugën e begatisë dhe zhvillimit, duke shndërruar Korenë e Veriut në një prej shteteve më të fuqishme në botë”.

Sipas burimeve të pakonfimuara, shoferi i ri u arrestua pak më pas.

FOTO GALERI
3/5
Pamje e zakonshme e nje rruge ne kryeqytetin koreanoverior, Penian

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA