“Titanic” rrezikon një tjetër “zhdukje”. Këtë herë duket se po mendon natyra të përfundojë atë që nisi ajsbergu 100 vite më parë.

Robert Ballard, autori që në vitin 1985 zbuloi anijen që tashmë “flë” në fund të Oqeanit Atlantik në thellësinë mbi 4 mijë metra, thotë se shumë shpejt natyra dhe erozioni në fund të oqeanit, do të zhdukë edhe ato pak prova që kanë mbetur nga “Titanic”.

Ballard dhe ekspertë të tjerë amerikanë bënë thirrje për marrjen e një vendimi se çfarë do të bëhet, nëse do të ndërhyhet në thellësi për ruajtjen e anijes ose për nxjerrjen e saj në sipërfaqe.

Apeli adresohet pak ditë nga 100-vjetori i mbytjes së “Titanic” super-anija, e cila u nis më 10 prill 1912 nga Britania për në SHBA në udhëtimin e saj të parë, por që fatkeqësisht do të ishte edhe i fundit…më 15 prill të 1912 anija do të fundosej pas përplasjes me një ajsberg. 1635 persona, pasagjerë dhe personel gjetën vdekjen nga 2224 persona në total që ndodheshin në bord.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel