Mali i Zi lejon kalimin me kartë identiteti

28/03/2012 00:00

Vetëm 24 orë pasi nga Top Channel e bë publik fakti se pala malezeze nuk
respektonte marrëveshjen për të lejuar kalimin e kufirit të shtetasve
shqiptarë për në Mal te Zi ka ardhur dhe reagimi i vendit fqinj, ku
tashmë çdo shtetas shqiptar mund të hyjë vetëm me kartë identiteti.

Burime nga pika kufitare Muriqanit bëjnë me dije se vetem disa ore pasi shqetesimi u be publik ne Top Media nga Minstria e Brendshme e Malit te Zi ka mberritur nje urdher, ku nga dita e sotme çdo shtetas shqiptar mund te  hyje ne Malin e Zi vetem me karte identiteti.

Gazetari i Top Channel tentoi një ditë më parë të kalojë kufirin me kartën e identitetit. Pasi procedura u krye e rregullt në pikën shqiptare të kalimit kufitar, në pikën malazeze u refuzua. Shpjegimi që policia malazeze dha ishte se nuk kishin asnjë njoftim për zbatimin e një marrëveshje të tillë dypalëshe.

Kamera e Top Channel ishte dëshmitare e refuzimit të një të moshuara, banore e Muriqanit, e cila sapo ishte kthyer mbrapsht dhe nuk u lejua nga policia malazeze të kalojë kufirin me kartë identiteti dhe si kjo e moshuar janë  shumë shtetas që po u refuzohet hyrja me kartë identiteti.

Shqipëria dhe Mali i Zi më 14 dhjetor të vitit 2011 nënshkruan një marrëveshje nga zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Shqipërisë, Edmond Haxhinasto me homologun tij malazez, Milan Roćen për lehtësimin e procedurave në lëvizjet ndërkufitare mes dy vendeve.

Top Channel