Shuhet zjarri në grykëderdhjen e Semanit, 3 çobanë shoqërohen në polici
Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e kësaj të diele, gjatë një konflikti për motive të dobëta në zonën e ish-Parkut.
I riu, shtetasi F. P., ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka shoqëruar një 53-vjeçar, i dyshuar si autor i ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 06.09.2026, rreth orës 19:45, tek ish-Parku, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës shtetasi F. P., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë mbërritur në vendngjarje dhe, në vijim të veprimeve të para hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit E. P. (S.), 53 vjeç, i dyshuar si autor i rastit.
Grupi hetimor vijon veprimet procedurale dhe hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit, dokumentimin e tij dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.
Top Channel