Reforma në Drejtësi, institucionet në drejtësi bashkëbisedim me juristë nga diaspora Një familje prej nëntë anëtarësh është izoluar në fshatin Gaferr të Komunës Stravaj dhe prej 11 ditësh nuk dihet asgjë për fatin e saj.
Familja e Nazmi Jelinës jeton në Malin e Sopotit, ku trashësia e dëborës është mbi 2 metra. Shtëpia e veçuar nga fshati nuk ka energji elektrike dhe ka humbur kontaktet me të afërmit nëpërmjet telefonit. Vëllai i Nazmi Jelinës kërkon ndihmë për të shpëtuar familjarët e tij.
“Vëllai është në një zonë të thellë, zonë malore në komunën Stravaj, fshati Sopot. Kam 10 ditë që nuk kam kontakt me të, ka 6 kalamaj që kanë ngelur pa ushqime, pa asgjë atje. Në kontaktin e fundit më tha që ishte bllokuar, s’kishte as bukë as ushqime, edhe për 1 ditë kishte bukë më tha dhe tani nuk e di gjendjen fareâ€, thotë Shefki Jelina, vëllai i të cilit ka mbetur i izoluar në Librazhd.
Ajo që e shqetëson më shumë Shefkiun është fakti se para disa ditësh, nëna e tij, Hava Jelina, 95-vjeçe, ka pasur probleme me shëndetin dhe ai druan se ajo mund të mos i ketë rezistuar dimrit.
Para katër ditësh 8 persona janë nisur drejt fshatit Gaferr, por pas 4 orë rrugë ata janë detyruar që të kthehen prej deborës së madhe.
Top Channel