Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandër Konuzin, gjatë ditës së enjte vizitoi veriun e Kosovës.

Ai zhvilloi një takim me të ashtuquajturit kryetarë të komunave veriore të Kosovës, në të cilin diskutoi për autokolonën e bllokuar ruse me ndihma destinuar për këtë pakicë.

Pritet që ambasdori rus të informojë krerët e strukturave paralele me vendimet e Brukselit e Moskës rreth çështjeve të ndihmave, në mënyrë që të zgjidhet ky problem dhe ndihmat të arrijnë në veri të Kosovës.

Prej tre ditësh, 22 kamionë me ndihma ruse po qëndrojnë të bllokuar në fshatin Rudnicë, në afërsi të pikës kufitare Jarinjë.

Ato nuk lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës pa shoqërimin e trupave të Eulex, vendim i kundërshtuar nga serbët dhe rusët, pasi nuk e njohin legjitimitetin e ndërkombëtareve në Kosovë.

Më parë, autokolona ruse ka hedhur poshtë propozimin për t’u futur në Kosovë nga pika doganore e Merdarës, pasi ata nuk e njohin Kosovën dhe si rrjedhojë, as sovranitetin e autoriteteve të saj mbi këtë pikë doganore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA