Rusi, protesta më e madhe kundër Putin

11/12/2011 20:30

Me 50.000 vetë që sfiduan të ftohtin dhe dëborën e dolën nëpër rrugë, ajo e së shtunës ishte padyshim protesta më e madhe e organizuar kundër sundimit të kryeministrit Vladimir Putin.

Sheshi “Bolotnaja” ishte mbushur me njerëz të mbështetur sup më sup me njëri-tjetrin mbi urat e lumit përtej Kremlinit.

Dhjetëra mijëra ushtarë e policë ishin dislokuar në zonë, por protestuesit u lejuan të mblidhen në një shou të paprendecentë pakënaqësie ndaj qeverisë.

Forcat e rendit treguan një vetëpërmbajtje të pazakontë këtë herë dhe televizioni shtetëror i kushtoi demonstratave një kohë të zgjatur televizive si rrallë më parë. megjithatë, nuk ka shenja që të tregojnë se opozita ruse është vërtet aq e fuqishme sa të imponojë ndryshime reale kur vjen fjala për pushtetin.

Për cdo rast, analistët mendojnë se pozitat e Putinit janë më të dobëta se një javë më parë, partia e tij “Rusia e Bashkuar”, pati probleme në zgjedhje dhe në sytë e ekipit të vet, klasës politike në pushtet dhe mbarë shoqërisë, ai ka reshtur së qëni lideri kombëtar.

Protesta pati edhe në pjesë të tjera të vendit. “Rusia pa Putinin” ishte thirrja e preferuar e tubuesve. Nga Vladivostoku në brigjet e Oqeanit Paqësor në Kaliningrad, në brigjet e Detit Balltik, njerëzit marshuan kundër manipulimit të zgjedhjeve parlamentare të së dielës së kaluar. Numri i të ndaluarve në mbarë vendin ishte më pak se 100.

Në fund të protestës në Moskë, demonstruesit u rreshuan përballë policëve, duke thirrur: “Policia është pjesë e popullit”.

Një gjykatës mbajti në burg udhëheqësin më karizmatik të protestave, Aleksei Navalni. Udhëhqësit e burgosur u përgjigjën duke u rënë me grushta dyerve të qelive dhe hidhin parrulla në kohën e protestët masive.

Kur arriti ora e protestët, mijëra moskovitë dolën nëpër rrugë nga stacionet e metrosë në afërsi, megjithë borën e parë të lehtë të dimrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA