Përpunimi dhe asgjësimi i mbetjeve spitalore në Korcë tashmë nuk do të kryhet më në ambient të hapur.

Me ndërtimin e autokllavës në spitalin rajonal të Korcës ka marrë fund ndotja e ambientit e shkaktuar nga djegia e mbetjeve spitalore në tërrren të hapur.

Ndërtimi i autokllavës për përpunimin e mbetjeve spitalore duket se do të realizojë përpunimin dhe asgjësimin e mbetjeve të cilat janë disa herë më të rrezikshme se mbetjet urbane.

Pas këtij investimi pritet edhe sjellja e mbetjeve spitalore nga spitalet e qyteteve të tjera të qarkut të Korcës, ndërsa sipas të dhënave është duke u menduar që të krijohet edhe mundësia për përpunimin dhe djegien e mbetjeve spitalore edhe nga klinikat private gjë e cila do të evitonte mënyrat e ndryshme që përdoren nga këto të fundit për asgjësimin e mbeturinave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA