Pas përfundimit të ndeshjeve të play-off-it, Euro 2012 njeh tashmë 16 përfaqësueset pjesëmarrëse në këtë kampionat europian që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.
Portugalia, Irlanda, Kroacia dhe Republika Ceke kanë fituar katër vendet e fundit.
Portugalia dhe Kroacia do të jenë në vazon e tretë, ndërsa Republika Ceke dhe Irlanda në vazon e katërt, aty ku gjendet edhe Franca në një shpërndarje paksa të habitshme që vjen për shkak se mikpritëset e turneut (Polonia dhe Ukraina) duhet të jenë në vazon e parë.
Vazoja e dytë do të jetë e përbërë nga ekipe shumë të forta: Itali, Gjermani, Angli dhe Rusi.
Do të ketë 4 grupe me nga 4 skuadra dhe në secilin grup do të ketë një ekip nga çdo vazo.
Shorti do të hidhet në datën 2 dhjetor në Kiev të Ukrainës.
Ja përbërja e vazove nga ku do të përzgjidhen ekipet:
Vazo 1: Spanja, Hollanda, Polonia dhe Ukraina
Vazo 2: Gjermania, Italia, Anglia, Rusia
Vazo 3: Kroacia, Greqia, Suedia, Portugalia
Vazo 4: Danimarka, Franca, Irlanda, Republika Ceke
Top Channel