Reagim kundër vrasjes se qenve të rrugës

15/11/2011 00:00

Organizata e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve në Shqipëri “Animal
Rights in Albania”  ka denoncuar aksionin e ndërmarrë në fshehtësi nga
Bashkia e Tiranës për të zhdukur qentë e rrugëve.

Ky aksion që shkon kundër të gjitha rregullave të një shoqëria europiane ka ditë që po bëhet në rrugët e kryeqytetit, ku tufa të punësuarish janë lëshuar në mbledhjen dhe vrasjen masive të qenve. Ky aksion dënohet nga organizata, e cila ka paralajmëruar organizimin e një proteste përpara bashkisë së kryeqytetit.

Qente grumbullohen me pare ne kafaze te hekurta per t’u transportuar me pas ne zona, ku kryhet edhe eleminimi i tyre. Akti makaber po perpiqet te kalohet ne heshtje nga institucionet shteterore, nderkohe qe ato nderkombetare sidomos institucionet e fuqishme boterore ne mbrojtje te kafsheve jane te gatshme te nderhyjne per te denuar kete akt primitiv. Qartesimi i organeve pergjegjese ne kete situate eshte mese i domosdoshem si nje detyrim perballe nje shoqerie, qe nuk i perket vendeve te botes se trete.

Top Channel