Brukseli ka përshëndetur paktin mes mazhorancës dhe opozitës në Tiranë.
Zëdhënësi i komisionerit Shefan Fyle, Peter Stano, tha për Top Channel tha se “ky është një zhvillim inkurajues të cilin ne e
mirepresim”.

Lidhur me respektimin e kritereve të integrimit, Stano tha se “po monitorojmë cdo zhvillim, përfshirë edhe sistemin e drejtësisë dhe posacërisht procesin gjyqsor ndaj Ilir Metës”.  

Top Channel: Dy partitë kryesore politike shqiptare arritën një marrëveshje. Komisioni ishte tepër i përfshirë për të ndihmuar të dy palët në arritjen e kësaj marrëveshje. A është Komisioni i kënaqur me të dhe cilat janë hapat e radhës që prisni tashmë nga Shqipëria?
 
Peter Stano: Sigurisht ne mirëpresim shumë këto propozime për ngritjen e Komitetit Kombëtar dhe grupit të punës për reformën zgjedhore. Ne mendojmë se këto përbëjnë zhvillime pozitive. Ne mezi presim miratimin e këtyre propozimeve dhe konsiderojmë se këto zhvillime i hapin rrugën një momenti të ri në rrugen e Shqipërisë drejt përmbushjes së qëllimit kombëtar për reformat e integrimit në BE. Ne e mirëpresim një gjë të tillë.
 
Top Channel: Ne fakt ne rrugen drejt BE-se qendrojne 12 prioritetet kyce, nje prej te cileve eshte mirefunksionimi i sistemit te drejtesise. Nderkohe qe po vazhdon gjykimi i nje rasti te korrupsionit ne nivel te larte, desha te di a po e ndjek Komisioni kete rast, sic veproi ne rastin “Sanader” dhe cfare prisni nga sistemi shqiptar i drejtesise?
 
Peter Stano
: Besoj se po i referoheni rastit te video-pergjimit te ish-zevendeskryeministrit Meta. Kam frike se nuk do t’ju them me shume nga cfare ju deklarova ne intervisten tone dypaleshe. Komisioni Europian e konsideron gjyqsorin, vecanerisht ne rastet e vendeve ne proces anëtaresimi, vendeve partnere, apo vendeve kandidate, si nje fushe teper te rendesishme. Sic e permendet, kjo perben nje prej prioriteteve kyce. Ne mezi presim zbatimin e plote te masave, qe kane te bejne me 12 prioritetet kyce ne rastin e Shqiperise. Une mund te citoj serish raportin e progresit per Shqiperine, ne te cilin ne kemi vene re pak progres ne deshmine e gjurmeve te provave per hetim aktiv, ndjekje dhe denim te rasteve te korrupsionit. Rasti qe ju permendet eshte i vetmi rast i profilit te larte te korrupsionit ne Shqiperi. Kjo do te thote se ne po e ndjekim kete rast nga shume prane dhe ne presim qe sistemi shqiptar i drejtesise, te punoje ne nje menyre krejtesisht te pavarur e te paanshme, e nese eshte e nevojshme duke kerkuar konsultimin e nivelit me te larte te mundshem te ekspertizes teknike, si edhe te shfrytezoje kuadrin nderkombetar te bashkepunimit gjyqesor ne hetimin e rasteve te tilla, nese nje ndihme apo asistence e tille nevojitet.
 
Top Channel: Ne fakt nje ndihme e tille u kerkua nga Prokuroria shqiptare, por u refuzua nga gjykata. A jeni ne dijeni per kete?
 
Peter Stano
: Sigurisht qe ne po e ndjekim kete rast dhe po i kushtojme vemendjen e duhur, por une nuk do te komentoj mbi hapat individualë, ne nje proces ne vazhdim.

Përgatiti: Arta Tozaj

Top Channel