Ndalohen parkimet te Pazari i Ri

15/11/2011 15:15

Prej dy javësh, policia bashkiake ka nisur aksionin për heqjen e makinave të parkuara në tregun e Pazarit të Ri si dhe rrugët që të cojnë në këtë treg, ndër më të mëdhenjtë në kryeqytet.

Por ajo që të bie në sy është se ky aksion po zbatohet vetëm në një pjesë të akseve rrugore. E cuditshme duket heqja e makinave në të dy anët e një pjesë të rrugës Qemal Stafa, ndërsa pjesa tjetër që të nxjerr në Unazë, ka mbetur njësoj, makina të parkuara në të dy krahët.

Aksioni i policisë bashkiake për heqjen e parkimeve duket i dyshimtë dhe brenda territorit të tregut. Policia bashkiake ka hequr parkimin në kryqëzimin e rrugës ‘Qemal Stafa’ me rrugën e Saracëve ose “Shenazi Dishnica” sipas emërtimit të ri nga bashkia e Tiranës.

Pikërisht në këtë pjesë të tregut makinat janë të ndaluara të parkojnë në të dyja krahët, por kur futesh brenda në treg, sheh në të dyja anët mjete të parkuara të cilat qëndrojnë gjatë gjithë ditës aty.

Tregtarët që kryejnë aktivitetin në rrugën e Saracëve thonë se heqja e parkimeve para dyqaneve të tyre, ka ulur në 70 për qind xhiron e punës, duke rrezikuar në këtë mënyrë rënie të mëdha të fitimeve.

Ata i kanë kërkuar shpjegime drejtuesve të policisë bashkiake për këtë aksion, madje kanë kërkuar një vendqëndrim për mjetet e tyre dhe të klientëve që prej vitesh bashkëpunojnë me tregtarët.

Tregtarët kërkojnë që bashkia e Tiranës të mos bëjë diferencime, ata i kanë kërkuar një takim kryetarit të bashkisë Lulzim Basha por ende nuk kanë marrë një përgjigje. 

Top Channel