“Punë pa teka”/ “Është bërë problem për nuse, nuk duan të vijnë në fshat”, nallbani Sema tregon vështirësitë: Më tremb fakti se unë kam 3 djem, i dua të jenë afër " /> ">
Shkolla 9-vjecare “Avni Rustemi” në Libohovë pret cdo ditë rreth 260 fëmijë të ciklit fillor dhe 9-vjecar.
Me përjashtim të klasave të ciklit të ulët dhe atij parashkollor, të cilat kanë siguruar ngrohje me dru ose me energji gjithë pjesa tjetër e nxënësve zhvillon mësimin pa ngrohje ne klase.
Ndërkaq edhe mësuesit thonë se kjo situate përsëritet cdo vit. Furnizimi me dru që kryhet prej bashkisë së qytetit është i pamjaftueshëm për të siguruar ngrohjen përgjatë gjithë stinës së ftohtë, por edhe sobat në shumicën e klasave mungojnë ose janë jashtë funksionit.
Ngrohja në shkolla sipas ligjit fillon në mesin e muajit nëntor dhe zgjat për aq kohë sa kjo të jetë e nevojshme.
Top Channel