2013, anglishtja provim mature

14/11/2011 00:00

Ne vitin 2013 anglishtja do te jete provimi i detyrueshem per
maturantet dhe do te jete gjuha me te cilen do te zhvillohen masterat
dhe doktoraturat.

“Në vitin 2013 krijohen plotësisht kushtet që gjuha e huaj e parë të jetë një provim i detyruar i maturës. Zotërimi i mirë i gjuhës së huaj në përfundim të arsimit të mesëm është premisë bazë për rritjen e cilësisë dhe në mënyrë të vecantë për internacionalizimin e studimeve universitare të nivelit master dhe doktoratë të universitetet tona”, tha ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

Ambasadori Amerikan Aleksander Arvizu, gjate takimin me te rinjte e Liceut Artistik te cilet kane zhvilluar testin e TOEFL, nje projekt i mbeshtetur nga Ambasada Amerikane theksoi se Shqiperia eshte nje vend qe ka ecur shume gjate ketyre 20 viteve.

“Ajo që është e rëndësishme është që të rinjtë t’ia dalin mbanë nga ana akademike. Asnjë vend që unë njoh nuk ka lëvizur gjatë 20 viteve të fundit dhe të ketë shkuar më larg se Shqipëria. Dhe kur e them kete ja atribuoj punes, inteligjences dhe frymes suaj luftarake per t’ja dale mbane, edhe pse Shqiperia e ka nisur shume prapa ne krahasim me vendet e tjera. Ky vend te ecë perpara, eshte e rendesishme te ecë ne kete vazhde.Eshte e rendesishme qe ju te jeni me mire se studentet e tjere, kur vjen puna per gjuhen angleze”, tha Arvizu.

Ne kete takim ishte i pranishem edhe rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, i cili vleresoi rendesine e gjuhes angleze dhe mundesive qe u jep ajo te rinjve. Ne perfundim te aktivitetetit te rinjve iu jane shperndare certifikata.

Top Channel