“Punë pa teka”/ “Është bërë problem për nuse, nuk duan të vijnë në fshat”, nallbani Sema tregon vështirësitë: Më tremb fakti se unë kam 3 djem, i dua të jenë afër Punimet për zgjerimin e tunelit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë do pezullohen me vendim të Agjensisë së Mjedisit.
Inspektorët e Agjensisë kanë vërejtur se kompania ndërtuese ka hedhur në det inertet, dherat, shkurret dhe pemët e hequra gjate punimeve.
Gjithashtu ka dëmtuar një burim uji të pijshëm që ndodhet në zonë duke e mbuluar atë. Drejtuesit e Agjensisë se Mjedisit thonë se kompania ndërtuese nuk iu ka paraqitur asnjë plan se si do të veprojë.
Problemi i hedhjeve të inerteve në det është i njohur në Qarkun e Vlorës, madje i denoncuar herë pas here, por nuk ka asnjë vendim për rehabilitimin e këtyre zonave.
Top Channel