“Punë pa teka”/ “Është bërë problem për nuse, nuk duan të vijnë në fshat”, nallbani Sema tregon vështirësitë: Më tremb fakti se unë kam 3 djem, i dua të jenë afër
Abonentët e Ujësjellës Kanalizimeve në kryeqytet mund të shohin faturat e ujit edhe përmes internetit.
Specialisti i Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve në kryeqytet Erald Zeneli ka prezantuar shërbimin online, me anë të të cilit qytetarët do të shohin sa sasi uji kanë shpenzuar.
Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve ka hapur një zyrë të re në zonën e Tiranës së Re.Kjo zyrë do t’u mundësojë qytetarëve informacionin e duhur, pagesat e faturave si dhe ankesat për rastet kur pretendohet se është abuzuar me faturat nga punonjësit e ujësjellësit.
Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve ka premtuar shërbim cilësor për abonentët e rregullt të saj, ndërsa për ata konsumatorë që nuk paguajnë faturat do të penalizohen sipas ligjit.
Top Channel