Inter këmbëngul për Eto’o

07/11/2011 13:30

Kur në media filloi të flitej për një interesim të Interit për Samuel Eto’o, drejtuesit e Anzhi u treguan të prerë: “Eto’o as në ëndërr nuk kthehet në Itali.”

Por, duket se kjo gjë nuk do e pengojë Interin të tentojë sërish që në merkaton e janarit të rimarrë sulmuesin kamerunas që e shiti tek klubi i pasur rus në verë.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Massimo Moratti do të kërkojë një mbledhje me drejtuesit e Anzhit në muajin e ardhshëm për t’i bindur që të lejojnë Eto’o-në të kthehet në Itali.

Nga ana tjetër, Milan po kërkon një sulmues për të zëvendësuar Antonio Cassanon, i cili vuajti një ishemi në tru dhe do të qëndrojë 6 muaj larg fushave pas operacionit në zemër.

Kuqezinjtë janë në ndjekje të Maxi Lopez, sulmuesit të Catanias. Argjentinasi ka thënë se do të ishte shumë i lumtur po të luante për gjigandët italianë në një të ardhme të afërt.

“Do të ishte një nder për mua të luaja për Milanin sepse është ekipi më i mirë në botë. Të gjithë do të donin të luanin në një skuadër të tillë, por është klubi ai që vendos”, është shprehur ish-lojtari i Barcelonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA