Është më i riu midis të gjithë aktorëve të “Friends”, por Matthew Perry duket se është plakur më shumë se të gjithë së fundmi.
42-vjeçari u shfaq në Uashington gjatë një takimi bamirësie me një çehre jashtëzakonisht të keqe, mbipeshë dhe në humor të keq.
Paraqitja e tij ishte jashtëzakonisht larg rolit të Chandler Bing, të cilin ai e luajti me shumë energji, forcë dhe karizmë gjatë xhirimit të serialit të njohur, në periudhën e 1994-2004.
Jashtë asaj që tregon në ekran, Perry ka patur një jetë të ndërlikuar. Në vitin 1997 aktori kreu një program rehabilitimi 28-ditor, për varësinë e tij nga substanca e quajtur vikodin.
Tre vjet më pas, në 2000-n, humbi rreth 10 kile në pak kohë pasi u prek nga një sëmundje në pankreas, ndërsa vitin pasardhës u shtrua në një klinikë rehabilitimi, për varësinë nga opiumi dhe alkooli.
Disa ditë më parë, aktori u rikthye në qendër të vëmendjes pasi vendosi të shiste brenda pak ditësh, shtëpinë e tretë që zotëron, një vilë luksoze në Malibu.
Top Channel