Champions, Doumbia i jep fitoren CSKA-së
18/10/2011 21:00
CSKA e Moskës, e udhëhequr nga Seydou Doumbia dhe Vagner Love, ka fituar 3-0 ndeshjen e grupit G të Ligës së Kampioneve ndaj turqve të Trabzonsporit.
Braziliani Vagner Love dha tre pasimet për gol dhe Doumbia (2 herë) së bashku me Cauna nuk shpërdoroi mundësitë në një ndeshje që nisi me ritëm të lartë.
Me këtë fitore CSKA e Moskës ngjitet në krye të renditjes së grupit me 4 pikë, kryesim që e ndan me Trabzonspor.
Inte dhe Lille, që po luajnë ndeshjen e tyre në këto momente, kanë nga tre dhe 2 pikë respektivisht.
Top Channel