Hapen Universitetet; Akademia, Universiteti i Arteve

10/10/2011 00:00

Në ditën e parë të shkollës, në një nga godinat më të reja të Universitetit të Tiranës, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha u premton
studentëve ‘kartën e studentit’, qe do t’u lehtesoje atyre shume nga
sherbimet e bashkise, si dhe nje fond te posacem per praktikat e tyre.

“Do të përdoret ekskluzivisht për të hapur një vend praktike për këdo student që e dëshiron atë, në institucionet publike, si bashkia e Tiranës apo institucionet qendrore. Kam për qëllim t’i paraqes Këshillit Bashkiak të Tiranës një buxhet jo më pak se 1 milion eurosh, për programin e stazheve për të gjithë studentët që studiojnë në Tiranë”, tha Basha.

Ne Fakultetin e Histori-Filologjise, sipas Dekanit Shezai Rrokaj, tashme jane bere nje sere investimesh ne infrastrukture, madje studentet nuk do te ndeshen më, me rremuja neper sekretariate, por ambientet nuk plotesojne parametrat e kerkuara dhe mesimi, per shkak te ambienteve, vijon deri ne mbremje.

“Eshtë humbur koncepti që në shkollën e lartë duhet të shkosh patjetër paradite. Tek ne punohet me cikël të plotë. Nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike, por edhe nëse ka ne kemi gjeneratorë. Auditorët janë të mjaftueshëm për të punuar deri në orën 19.00-20.00. Kemi marrë masa që këtë vit të kemi nje sekretari elektronike, të informatizuar”, tha Rrokaj.

Rektori i Universitetit Dhori Kule shpjegon se vetem me ndertimin e Kampusit Universitar do të mund të zgjidhet njëherë e mirë cështja e mungesës së ambienteve nëpër fakultete.

“Ju uroj pedagogëve, studentëve vit të mbarë. Stafi ynë akademik do të jetë i gatshëm për dijedhënien. Infrastruktura është në përmirësim, por zgjidhja përfundimtare do të jetë ndërtimi i Kampusit Universitar që do të ndërtohet pranë fakultetit aktual”, tha Kule.

Shume me ndryshe do te ndihen studentet qe kane studiuar deri me tani tani ne Akademine e Arteve, pasi shkolla e tyre kete vit eshte shpallur Univeristeti i Arteve.Rektori i ketij univeristeti Petrit Malaj kerkon rritje e krijimtari jo vetem artistike, por edhe ate shkencore ne universitetin më të ri publik.

“Për mua, për kolegët e mi pedagogë, ky vit i ri akademik duhet të shënojë fillimin e një evolucioni të rëndësishëm në konceptin dhe mentalitetin e edukimit artistik e shkencor në Universitetin e Arteve. Ne të gjithë duhet të jemi pjesë e këtij revolucioni, sepse vetëm kështu edhe si individë mund të arrijmë të zhvillohemi dhe të realizojmë sipërmarrje të suksesshme”, tha Malaj.

Ne diten e pare te ketij viti akademik studente te Fakultetit Ekonomik kane protestuar duke kerkuar heqjen e stazhit per studentet qe kane me shume se kater provime, per t’i vijuar ato gjate viteve te tjera te shkolles.

 

Top Channel