Spanja, një fitore larg rekordit të Holandës

08/10/2011 17:20

Me suksesin e arritur në Pragë përballë Republikës Çeke, Spanja është vetëm një fitore larg rekordit absolut, të mbajtur nga përfaqësuesja e Holandës, prej 14 fitoresh radhazi në ndeshjet zyrtare.

Kampionët e botës në fuqi nisën serinë e tyre të mrekullueshme që në fazën e grupeve të Botërorit përballë Hondurasit. Që prej atëherë, iberikët kanë mposhtur Kilin, Portugalinë, Paraguajin, Gjermaninë, Holandën, Lihtenshteinin (dy herë), Lituaninë (2 herë), Skocinë dhe Republikën Çeke (2 herë).

Nëse ditën e martë, në Alikante, do të regjistrohet një sukses edhe përballë Skocisë, atëherë do të barazohej rekordi i mbajtur nga përfaqësuesja e “tulipanëve”.

Për më tepër, Spanja ka 21 fitore radhazi në ndeshje kualifikuese dhe 26 takime që nuk njeh humbje. Për herë të fundit, “demat” gjunjëzoheshin në 7 tetor të vitit 2006, nga një 2-0 përballë Suedisë, në një kualifikuese për Europianin e Austrisë dhe Zvicrës.

Ndeshja ndaj Skocisë do të jetë e veçantë edhe për portierin Casillas, që me ndeshjen e tij të 126 me kombëtaren do të barazojë rekordin e legjendës së portës spanjolle, Zubizarretas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA