Policia shqiptare arrestoi dje rreth orës 16:00 në pikën kufitare të Morinës Hektor Kelmendin, të kërkuarin ndërkombëtar për trafik të qenieve njerëzore. Ky lajm u bë i ditur nga Associated Press dhe Washington Post.
Shqiptari 53-vjeçar i lindur dhe banues në Serbi, i njohur edhe si Deme Nikqi, i ndalua teksa po përpiqej të hynte në Shqipëri me një pasaportë serbe. Kelmendi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli prej më shumë se një viti, teksa një gjykatë e Nju Jorkut e shpalli fajtor për trafik njerëzor në maj të vitit 2010.
Sipas AP, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij të menjëhershëm drejt SHBA-së. Kelmendi akuzohet edhe për plagosje me pasojë vdekjen, gjymtim dhe vrasje. Në total akuzat e ngritura ndaj tij janë 38 dhe rezultonte që ai të ishte një ndër më të kërkuarit nga FBI-ja.
Top Channel