Berisha, ftesë nga Nasdaq

21/09/2011 00:00

Kryeministri Sali Berisha mbylli tregun elektonik te aksioneve ne
Nasdaq, bursa e dyte me e rendesishme e aksioneve ne Shtetet e
Bashkuara. Ky ishte nje rast shume i mire per kryeministrin Berisha per
te reklamuar ne televizionet ekonomike amerikane, qe transmtojne
drejtpersedrejti mbylljen e bursave nderkombetare, modelin ekonomik
shqiptar.

Sipas kryeministrit Berisha fale ketij modeli Shqiperia jo vetem nuk ra ne recension ekonomik, por rritja e saj eshte e qendrueshme dhe vendi ka rritur ne menyre te jashtezakonshme investimet e huaja.   

“Modeli yne ekonomik eshte i bazuar ne qeveri te vogel, ne barre te ulet fiskale, ne investime te medha dhe ne klimen me te mire te mundshme miqesore ndaj investitoreve. Ne raportin e  Konkurueshmerise Globale ju do te gjeni se qeveria ime qendron perkrah 10 qeverive te para te botes per nderhyrjen me te ulet ne ceshtjet ekonomike”, tha Berisha.

Nga qendra e burses Nasdaq ne New York, perpara se t’i binte ziles se mbylljes per shkembimin e aksioneve, kryeministri Berisha leshoi edhe nje mesazh per te gjithe investitoret e huaj.

“Sot Nasdaq-u po mbyllet, por Shqiperia eshte e hapur per bizneset. Rruga jone nuk eshte nje bulevard me lule, por kjo eshte nje rruge me shpresa, eshte nje rruge per endrrat qe behen realitet”, tha Berisha.

Ne kete kohe te turbullt per bursat nderkombetare, prania e kryeministrit Berisha rezultoi te ishte me fat, pasi te marten, bursa e Nasdaq, u mbyll me 0.84 pike me mire se nje dite me pare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA