AKKP anulon vendimet dhe tejkalon afatet

22/08/2011 08:40

Nga kontrolli me zgjedhje i dokumentacionit mbi vendimet e marra nga
AKKP-ja për njohjen, kthimin në natyrë dhe kompensimin të pronave,
KLSH-ja konstatoi se për 9 raste AKKP Tiranë ka prishur vendimet e marra
nga ARAKKP në qarqe, duke kërkuar shqyrtim themeli.

“Por AKKP-ja, në vendimet e marra ka tejkaluar afatet ligjore si dhe në 5 raste dokumentacioni nuk ka ardhur me shkresë përcjellëse nga ARAKKP-ja”, – thekson Kontrolli i Lartë i Shtetit, ben te ditur “Shqip”.

Nga kontrolli u konstatuan të meta dhe mangësi, veprime që bien në kundërshtim me nenin 29 të rregullores për organizimin e punës në AKKP dhe ligjin nr. 8485, datë 12.05.1999, Kodi i Procedurës Administrative. Gjithashtu, nga kontrolli me zgjedhje i praktikave vendimmarrëse të AKKP-së, Sektori i Apelit, për vendimet e dhëna nga zyrat rajonale dhe të ankimuara nga vet subjektet, ZAVSH, institucione shtetërore apo me iniciativë të vet drejtorit të përgjithshëm, rezultoi se janë marrë edhe vendime në përputhje me kriteret ligjore.

KLSH-ja bën të ditur se u kryen gjithashtu edhe verifikime në disa praktika të ankimuara nga subjektet e shpronësuara për të cilat nga AKKP-ja nuk ishin marrë vendime në lidhje me vendimet e dhëna nga zyrat rajonale dhe konkretisht, praktika të ZRAKKP Tiranë si dhe ZRAKKP Vlorë, për të cilat nga ana e titullarit të këtij institucioni është kërkuar ushtrim iniciative për shqyrtim të vendimeve në themel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA