Admirali Mullen viziton Kinën

13/07/2011 02:15

Admirali amerikan, Mike Mullen zhvilloi një vizitë të rrallë në Kinë në përpjekje për të vendosur urat e bashkëpunimit ushtarak me vendin komunist.

SHBA dhe Kina nuk kanë prej kohësh asnjë marrëveshje apo bashkëpunim ushtarak mes tyre.

“Nuk kemi asnjë bashkëpunim. Bashkëpunimi është zero, është ndërprerë”, tha për mediat Mullen nga Pekini.

Mullen u takua me homolgun e tij kinez dhe në deklaratën e përbashkët për shtyp u vunë re ndasitë e thella që ndajnë bashkëpunimin ushtarak mes dy supërfuqive.

Por admirali amerikan shprehet optimist për ngritjen e një urë bashkëpunimi mes dy vendeve edhe pse ka ndasi të mëdha, si Tajvani, dy Koretë dhe prezenca ushtarake amerikane në rajon, e cila gjithmonë është kritikuar nga Kina.

“Pavarësisht ndasive që kemi mendoj se mund të vendosim një bashhkëpunim ushtarak mes dy vendeve. Kina tashmë është një superfuqi ushtarake botërore dhe bashkëpunimi nuk do t’i shërbente vetëm dy vendeve, por mbarë botës”, tha admirali Mullen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA