Pas ndërtimit të minimoleve në det në bregdetin e Vlorës ka nisur edhe
ndërtimi i pallateve në ujë. Një ndërtim që ka nisur në tetor të vitit
të kaluar po vijon edhe punimet.
Kompleksi me dy pallate po ndertohet mbi nje bazament te zgjeruar me gure dhe inerte ne det dhe kompania ndertuese ka paraqitur ne nje tabele lejen e ndertimit. Por kryenspektori i mjedisit ne qark Geron Gunabardhi deklaron se eshte konstatuar prej inspektoreve ndertimi dhe eshte gjobitur per shkelje te rregullave dhe tejkalim. Vlera e gjobes eshte 2 milione leke, por pavaresisht kesaj aty vijon puna.
Nga inspektoriati i Mjedisit thone se nuk kane mundesi per te ndalur punimet qe po behen. Nderkohe zyrtaret e bashkise se Vlores te kontaktuar ne lidhje me kete rast nuk kane pranuar te flasin publikisht por thone se kane pezulluar njehere punimet ne kete godine. Gjate kesaj kohe nuk ka patur nderhyrje te Inspektoriatit Ndertimor apo Policise. Burime nga prokuroria e Vlores bejne me dije se se shpejti kjo prokurori do te hetoje rreth ndertimit gjashte katesh ne det. Kjo prokurori ben me dije se eshte hapur nje ceshtje penale, dhe eshte caktuar nje prokuror per te ndjekur kete problem.
Procedurat kane nisur me verifikimin e lejes se ndertimit te dhene per kete rast. Ne prokurorine e Vlores jane paditur shume raste te demtimit te bregdetit me ndertime te paligjshme por edhe me ndertime qe kane marre leje dhe e kane tejkaluar ate.
Top Channel