Kosovë, kuvendi miraton rezolutën për integrimin
29/04/2011 09:25
Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën përmes së cilës rikonfirmon
angazhimin e vendit për përmbushjen e kushteve për integrim evropian.
Kuvendi miratoi edhe planin e veprimit të Kuvendit për integrime evropiane për vitin 2011 si dhe disa projektligje.
Kuvendi i Kosovës, rikonfirmoi përmes një rezolute vullnetin e institicioneve të vendit për përmbushjen e kritereve për integrime evropiane.
Rezoluta, ben te ditur RTK-ja, u mbështet nga gjitha grupet parlamentare por jo edhe nga ai i Vetevëndosjes. Lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, tha se duhet të kërkohet nga BE-ja të ndryshojë politikën ndaj Kosovës dhe mos ta pengojë integrimin e saj.
Top Channel