Rita ora reagon pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së: Luftojmë për Kosovën, të cilën sot e quajmë shtëpi
17/09/2026 09:06
Pas Dua Lipës, edhe këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Në llogarinë e saj në Instagram ajo ka shpërndarë një foto të një uniforme ushtarake me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me mesazhin: “Luftojmë për Kosovën, të cilën sot e quajmë shtëpi.”

Në një tjetër postim këngëtares ka shpërndarë një foto të saj duke bërë shenjën e shqiponjës me duar.

Reagimi i këngëtares vjen në të njëjtën ditë me dënimit me 81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.
Top Channel