Vendimi i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, reagon Daut Haradinaj: Deputetë duhet të ishin në seancë të jashtëzakonshme

17/09/2026 07:50

Pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale për drejtuesit e UÇK-së, e cila caktoi 81 vite burg për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin ka reaguar edhe Daut Haradinaj, vëllai i Ramush Haradinajt.

Haradinaj ka shprehur se sot Kuvendi i Kosovës duhet të kishte mbajtur seancë të jashtëzakonshme.

Ai ka kritikuar mungesën e një seance të jashtëzakonshme dhe u ka bërë thirrje deputetëve të paraqiten në Kuvend.

“Sonte do të duhej të kishte seancë të jashtëzakonshme dhe thirrje për deputetët që të shkojnë në Kuvend. E di që Albini nuk është në Kosovë, por ju të tjerët, ku jeni?”, u shpreh ai.

Top Channel