Zeta-Jones flet për sëmundjen e saj

21/04/2011 16:20

Aktorja amerikane Catherine Zeta-Jones ka folur me revistën ‘People’ mbi çrregullimin e saj bipolar, një sëmundje mendore të cilën ka disa muaj që e vuan.

Zeta-Jones, e cila ka kaluar rreth 5 ditë në një spital mendor në Konektikat, ka theksuar se kjo sëmundje prek me miliona persona: “Unë jam vetëm një prej tyre”.

41-vjeçarja ndihet krenare për guximin që tregoi me zbulimin e sëmundjes së saj: “Nëse bërja publike e çrregullimit bipolar të gradës së dytë që unë vuaj ka ndihmuar persona të tjerë që vuajnë këtë sëmundje për të kërkuar ndihmë, atëherë do të thotë që veprimi im ka vlerë.”

“Nuk duhet që njerëzit të vuajnë në heshtje apo të kenë turp për sëmundjen e tyre”, shtoi bashkëshortja e Michael Douglas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA